Tarfimi i Rrugës së Kombit solli debate të ashpra në Kuvend. Kryeministri Edi Rama tha se projekti ka zanafillën nga viti 2010, ndërsa trafimi është i domosdoshëm për mirëmbajtjen pasi buxheti nuk e përballon. Por Basha tha se ky është akt korruptiv, ndërsa qytetarët po taksohen dy herë, me taksën e qarkullimit dhe tarifën që do paguajnë te privati.

Debat pa logjike dhe patriotizëm përvers e quajti kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kundërshtinë për tarifen e Rrugës së Kombit.

Rama tha se ky vendim zanafillën e ka që në vitin 2010 kur qeverisnin demokratët.

Rama: Në 2010, Kryeministri i kohës ka marrë inisiativën për të hapur këtë proces. Ka thënë: Ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot.

Zanafillën që në vitin 2010 për mundësinë e tarifimit të Rrugës së Kombit e pranoi kryetari i opozites Lulzim Basha, por ai tha se krahas kësaj ishin parashikuar dy instrumenta lehtësimi për qytetarët.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se qeveria në atë kohë u tërhoq nga tarifimi.

Basha: Ekzistenca e një rruge alternative pa pagesë dhe e dyta do të lidhej në planin tonë me parimin e mostaksimit të dyfishtë.

Berisha: Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

Kostot e mirëmbajtjes se rrugës, tha Rama, janë arsyet që e detyruan qeverinë të vendosë tarifë,  në menyre qe te mos paguajne gjithë taksapaguesit por vetëm përdoruesit. Në këtë pike replikoi kryetari i opozites Lulzim Basha.

Rama: Ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit ose për mierëmbajrtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë.

Basha: Po na thuaj pak o Llapaqen i batutave me këtë sistem që ke shpikur tani pse pagujanë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit?! Pse vazhdon ti marrësh shqiptarëve 240 lekë litër karburanti dhe pastaj i merr edhe tarifë për rrugët ku udhëtojnë. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra. Ndaj Edi Rama ndaje mendjen,  ose taksapaguesit ose pëërdoruesit. Përndryshe do të përballesh me reagimin më të fuqishëm popullor dhe jo vetëm në Rrugën e Kombit por kudo.

Rama tha se janë parashikuar instrumenta lehtësues per banorët qe perdorin ne vazhdimësi këtë rrugë.

Rama: Kontrata parashikon që në 6 muajt e parë do të përcaktohet ajo që quhet tarifa për përdoruesit e shpeshtë.

Basha: Do të thotë të vendosësh një kufi midis Shqipërisë së veriut dhe Tiranës. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për të shfuqizuar që ditën e parë në pushtet taksën Rama të qarkullimit prej 24 lekësh në karburant dhe për të shfuqizuar çdo koncesion që cënon interesat e shqiptarëve.

Në debat, Rama, i përmendi  Lulzim Bashës akuzat për korrupsion në kohën që u ndërtua Rruga e Kombit.

Rama: Përveç asaj që ka kushtuar një mal me para, e dimë dhe historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë dhe këtu në sallë.

Basha: Ke 5 vjet në qeveri dhe nuk ke nxjerrë një fakt të vetëm për shpifjen dhe baltën që nxjerr tash 10 vjet, të bëjnë sytë xixa nga xhelozia.

Nga foltorja e Kuvendit, akuza të forta ndaj qeverisë lëshoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kryemadhi: Kjo qeveri e Rilindjes ka vetëm një projekt politik: Shqipëria në shitje! Rruga e Kombit që pas shekujsh luftrash dhe konfliktesh lidhi vëllezërit e gjakut rrezikon të kthehet në vijën e demarkacionit të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës.


/Ora News.tv/