Rruga e aksidenteve në Vlorë

Rruga e aksidenteve në Vlorë

Mungesa e sinjalistikës dhe e ndriçimit gjatë natës e ka kthyer segmentin që lidh aksin Levan-Vlorë me rrugën Transballkanike në një njollë të zezë aksidentesh. Disa gropa betoni që qëndrojnë të hapura buzë rrugës, janë një tjetër rrezik.

Segmenti që lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën Transballkanike është kthyer në një prej rrugëve më problematike në qytetin bregdetar

Por këto gropa betoni që ndodhen brenda rrethrrotullimit janë shndërruar në një tjetër rrezik.

Pak ditë më parë, një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në buzë të kësaj grope.

Aksidenti fatmirësisht nuk kishte pasoja, por bilanci mund të ishte i rëndë, nësë mjeti do të përfundonte brenda strukturës së betonit.

Edhe rruga Transballanike që vijon me tej mbetet problematike për sa i përket aksidenteve.

Që në nisje të vitit janë shënuar mbi 23 aksidente me pasojë në njerëz dhe mbi 55 me dëme materiale.

Mungesa e sinjalistikës dhe shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët, por edhe pakujdesia e këmbësorëve, janë shkaqet kryesore.




EMISIONET