Rruga dytësore Tiranë - Durrës e shkatërruar

Rruga dytësore Tiranë - Durrës e shkatërruar

Autostrada Tiranë-Durrës është aksi me i rëndësishëm për ekonominë në vend, qoftë për lidhjen e dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, por edhe pasi aty janë përqendruar pjesa më e madhe e bizneseve.

Por fatkeqësisht gjendja e rrugëve dytësore është e mjerueshme. madje dhe në autostradë ndërhyrja është realizuar e pjesshme, teksa prej bankës botërore është kërkuar ndërhyrje e plotë

Gropa të mëdha vështirësojnë qarkullimin duke krijuar trafik herë pas here.

Qytetarët shprehen se  më problematike situata është kur bie shi. Por më alarmante situata bëhet në rastet e emergjencave. për shkak të amortizimit trafiku bëhet edhe më i lartë.

Banor: Tre orë me shku deri tek spitali.

Gjendja e rrugëve dytësore ka krijuar dëmtime serioze në automjete, Por krijon edhe vonesa për punonjësit për të arritur në orarin e përcaktuar.

Banore: Rruga është gjithë gropa. Trafik i paparë. Ngelëm gjithë ditën rrugëve.

Amortizimi i rrugëve dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës po kthehet në kosto të shtuar për banorët bizneset duke krijuar një rëndesë të shtuar.

EMISIONET