Mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca konsideron Bylisin si rivalin e madh për titullin, me fantazistin që në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora shpërfilli kampionët në fuqi, Partizanin.

"Ne tani mendojmë për Luftëtarin, po përgatitemi për të marr maksimumin. Në vend të dytë është Bylisi, kemi ato më tepër frikë se Partizanin, sepse janë në vend të dytë. Meritojnë respekt, futbolli matet me atë që jep në fushë, jo me lekë dhe me fanellë. Partizani ka fanellë të rëndë, por flet klasifikim dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Ekipi që gabon më pak e fiton titullin.

"Ekipi më i mirë është Kukësi, nuk ka asnjë diskutim. Kemi strukturë, grup, pikët, gjithçka është në favorin tonë.  Ne kemi shumë minuse këtë sezon, nuk kemi stadium. Në ndeshjen me Partizanin, iu bëj thirrje të gjithë tifozëve të vijnë ta mbështesin Kukësin këtë ndeshje. Bashkia Kukës ka më tepër nevojë për presidentin Gjici sesa ekipi, jo më kot qytetarët kuksian e votuan," tha Rroca.

/Ora News.tv/