Rroca: Faza përgatitore shkoi siç duhet, shërben për të kolauduar ekipin

Rroca: Faza përgatitore shkoi siç duhet, shërben për

Mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca ishte i ftuar special në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora. Fantazisti foli për fazën përgatitore të verilindorëve në tokën turke, ku mori dy barazime.

 "Antalia të jep mundësi, pasi është një vend që plotëson kushtet klimatike për të zhvilluar këtë minifazë përgatitore. Më shumë të shërben për të kolouduar ekipin. Ishte një fazë që shkoi shumë mirë. Ishin bërë plan për të bërë 3 miqësore, por një nuk u organizua për arsye të ndryshme. Morëm rezultate të mira dhe nuk solli as dëmtime dhe për këtë besoj se ishte një fazë mjaft e mirë," tha Rroca.

EMISIONET