Rroba dhe lodra janë dhuratat që më së shumti blihen për tua dhuruar njerëzve të dashur për festat e fundvitit.

Nata festive e ndërrimit të viteve simbolizon ardhjen e begatisë dhe mbarësisë dhe i bën bashkë njerëzit për të festuar.

Ata kanë bërë blerje për të bërë të lumtur të afërmit e tyre. Por ka dhe nga ata që e kanë lenë këtë gjë për në moment të fundit.

Të dhurosh është një gjest i vogël, por që i bën njerëzit të ndihen mirë dhe të presin vitin e ri me më shumë atmosferë pranë familjeve të tyre.

/Ora News.tv/