Rrjeta gjigande e merimangës krijon pamje spektakolare

Kushtet e ngrohta atmosferike në Greqinë perëndimore kanë çuar në krijimin spektakolar të një rrjete merimangash prej 300 metrash në Aitoliko.

Një zonë e gjelbëruar është mbuluar tërësisht nga rrjeta e merimangës.

Ekspertët thonë se ky është një fenomen sezonal, i shkaktuar nga merimangat Tetragnatha që ndërtojnë foletë e mëdha për t'u çiftëzuar.

Rritja e popullsisë së mushkonjave gjithashtu mendohet të ketë kontribuar në rritjen e numrit të merimangave.

Maria Chatzaki, profesoreshë e biologjisë molekulare dhe gjenetikës në Universitetin Demokratik të Thrakës, Greqi, tha se temperaturat e larta, lagështia e mjaftueshme dhe ushqimi krijuan kushtet ideale për speciet që të riprodhohen në numër të madh.

Ajo tha për Newsit.gr: "Është sikur merimangat të përfitojnë nga këto kushte dhe nëjnë një lloja parti, të bashkohen, riprodhohen dhe sigurojnë një brez të ri të tërë. Këto merimanga nuk janë të rrezikshme për njerëzit dhe nuk do të shkaktojnë ndonjë dëmtim të florës së zonës. Ato do të bëjnë festën e tyre dhe së shpejti do të ngordhin."

EMISIONET