Rrjet i ri ujësjellësi pranë "Komunës së Parisit"

Rrjet i ri ujësjellësi pranë "Komunës së

Një  tjetër investim i rëndësishëm po merr jetë në rrugën "Robert Shvarc"  pranë zonës së Komunës së Parisit. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet  për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit me të gjithë parametrat  europianë për t'i siguruar banorëve furnizim cilësor me ujë.

 Mjetet  e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT kanë punuar gjatë këtyre  ditëve për vendosjen e një rrjeti tërësisht të ri të transmetimit të  ujit të pijshëm.

 Njëkohësisht  lidhjet e reja pritet që të zgjidhin problemin disavjeçar të shumë prej  banorëve të cilët për vite me radhë kanë pasur vështirësi me furnizimin  me ujë.

 Përmirësimi  i rrjetit ujësjellës të qytetit është një nga prioritetet e stafit  menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së  Tiranës.

 Për  një vit e gjysmë është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për  zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve si pasojë e  mungesës së investimeve për vite e vite.

EMISIONET