Rritja e borxhit publik nga huatë për pandeminë, a ka vend për alarm?

Rritja e borxhit publik nga huatë për pandeminë, a ka vend

Sektori më i prekur nga pandemia e koronavirusit është padyshim ekonomia, e cila sipas ekspertëve kërkon një kohë të gjatë për tu rimëkëmbur.

Niveli i borxhit publik është rritur por për deputeten e PS-së Milva Ekonomi, kjo është e pranueshme në situatën që ndodhemi.

Në një intervistë për Ora News ajo shprehet se organizmat që mbikqyrin borxhin publik kanë dhënë një diabazon të gjerë për masën e këtij borxhi.

Ekonomi: Në këtë periudhë në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar disa marrëveshje. Një pjesë grante dhe një pjesë kredi si dhe eurobondi. Kjo tregon që janë thithur fonde të jashtme në mënyrë që t’i japin një nxitje ekonomisë lokale. E rëndësishme është që këto kanë shkuar në ndihmë të personave që janë prekur më shumë nga kjo pandemi, ndërsa një pjesë tjetër në rindërtime. Kryesisht paratë janë përdorur për të ndihmuar familjet në nevojë. Banka Botërore dhe FNM ka nxjerë dhe disa studime që kanë bërë për të gjitha vendet e rajonit. Në këto kushte të pandemisë, edhe këto organizma që mbikqyrin borxhin publik kanë dhënë një diabazon më të gjerë për masën e borxhit në vend pasi nuk mund t’ja dalim dot ndryshe. 

Kjo është një krizë që nuk erdhi nga performanca e ulët e pandemisë por nga një krizë shëndetësore. Edhe diskutimi për nivelin e borxhit ka qenë i pranueshëm mes vendeve dhe këtyre organizatave. Fatmirësisht ne kemi një ligj organik të buxhetit të shtetit, një llogari unike të thesarit. Edhe në rindërtim, ajo që është kërkuar me insistim nga qeveria ka qenë përdorimi i llogarisë unike të thesarit. Çdo para që vjen në llogarinë e shtetit kalon nëpërmjet një organizmi të unifikuar sikurse vjen dhe paraja për rindërtim. 

Kështu nuk kemi një dyfishim të peshës pasi ato rregullohen nga numri unik dhe mbikqyren nga Ministria e Financave. Dua t’ju siguroj për këtë. Dy janë gjërat e rëndësishme. Do shikohet e ardhura e vazhdueshme që kanë familjet dhe niveli i varfërisë. Këto janë duke u kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet përkatëse. Zhvillimi i infrastrukturës që është ndërlidhëse midis sektorëve të ndryshëm apo dhe pozicioneve gjeografike të ndryshëm në vendin tonë është i rëndësishëm për t’i dhënë nxitje sektorit të turizmit. Të gjitha këto gjërat do të ndiqen me kujdes.

EMISIONET