Mamografia zbulon në kohë kancerin e gjirit tek gratë, por në Lezhë ky ekzaminim nuk ofrohet prej disa kohësh pasi pajisja nuk funksionon. Ndërkohë viti 2019 ka shënuar 30 raste të reja të prekura nga kjo sëmundje, ku 5 gra e kanë humbur betejën për jetën.

Situata vlerësohet alarmante nga mjekët, që thonë se moshat më të prekura janë 45 deri në 55 vjeç.

Mjekja onkologe Bardha Gjoni thotë se: "Zbulimi i hershem i sëmundjes jep mundësinë e shërimit, ndaj bluzat e bardha apelojnë që femrat të kryejnë kontrolle sa më të shpeshta të gjirit. Por grave e vajzave të Lezhës u duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës e Tiranës për këtë ekzaminim. Në spitalin rajonal mamografia mbetet e dëmtuar".

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ka një numër në rritje të grave dhe vajzave të prekura, por është ulur numri i vdekshmërisë.

/Ora News.tv/