Në kuadër të letësimit të masave kundër koronavirusit, javën e ardhshme priten qw tw hapen një sërë shërbimesh përfshirë edhe atë të stomatologjisë.

Për të mësuar më shumë mbi rregullat që do vendosen për këtë shërbim na ka informuar gazetarja e Ora News, Rovena Neziri e cila ka bërë një vëzhgim nga tereni.

“Dentistët janë teje të rrezikuar ndaj përhapjes së koronavirusit. Pritet që nga data 11 maj ata të ngrenë qepenat dhe të fillojnë shërbimin për pacientët e tyre, por në masa shumë të rrepta sigurie. 

Unë kam diskutar me presidentin e Urdhërit të Stomatologut Nikoll Dedaj i cili më ka konfirmuar se në fuqi do jetë një protokoll shumë i fortë, për të mbrojtur dentistët dhe të gjithë pacientët nga rreziku i koronavirusit. 

Ky protokoll do ketë kosto shtesë, çka do të sjellë edhe një rritje të çmimeve të shërbimeve të dhëna nga dentistët. Kjo rritje pritet të prekë të paktën një vit shërbimet dentare. Protokolli parashikon që dentistët duhet të kenë veshje të përshtatshme dhe maskat me xham. 

Gjithë kontrolli dhe protokolli që do zbatohet, nis që nga marrja në telefon dhe lënia e orarit. Dentistët duhet të zhvillojnë një lloj pyetësori me pacientët e tyre nëse janë potencialë të infektuar me COVID-19, më pas është edhe pritja në klinikën dentare nga ana e dentistëve. Duhet të jetë vetëm një pacient në klinikë dhe me ndarje kohore nga pacienti në pacient.

Në rastet kur pacienti është fëmijë, duhet të jetë i shoqëruar vetëm me njërin prind. Gjithashtu protokolli i dentistëve duhet të përfundojë në shtëpinë e tyre, pra sa të shkojnë në shtëpi duhet të ndryshojnë të gjitha rrobat që kanë mbajtur gjatë orarit të punës dhe të bëjnë dush”, është shprehur gazetarja. 

/Ora News.tv/