Një avion ushtarak u rrëzua në Etiopi të enjten në mëngjes duke vrarë të paktën 17 vetë në bord, duke përfshirë dy fëmijë dhe dy gra, sipas agjencisë lokale të lajmeve ENA.

Agjencia njoftoi se aeroplani i ET-AIU u rrëzua 100 km nga kryeqyteti Addis Abeba mbi zonën e Sheva Lindore.

Një agjenci tjetër lajmesh, thotë se aksidenti ajror shkaktoi 18 të vdekur, duke përfshirë 15 anëtarë të sektorit të mbrojtjes së bashku me tre civilë.

/Ora News.tv/