Rrëzohet autobusi i skuadrës kanadeze, 14 sportistë humbin jetën

Rrëzohet autobusi i skuadrës kanadeze, 14 sportistë humbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada ku kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik 14 lojtarë të skuadrës së hokejt, Humboldt Broncos, ndërkohë që 14 të tjerë janë dërguar në spital, tre prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia kanadeze ka deklaruar se në autobusin e skuadrës udhëtonin 28 persona dhe aksidenti ka ndodhur si pasojë e një aksidenti të fortë me një kamion.  Sipas informacioneve pjesëtarët e ekipit i përkasin moshës nga 18 deri në 21 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike është pronocuar dhe kryeministri i vendit i cili i ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Ky mund të konsiderohet si aksidenti i dytë më tragjik gjatë këtyre viteve të fundit, pas përplasjes së avionit të skuadrës braziliane, Chapoenonse, ku humbën jetën 71 persona, dhe mbijetuan vetëm gjashtë prej tyre.


EMISIONET