Rreziku terrorist për festat e fundvitit, blindohen qytetet italiane

Rreziku terrorist për festat e fundvitit, blindohen qytetet italiane

Në prag të festave të fundvitit Italia ka shtuar kontrollet e masat e sigurisë në territor për të garantuar mbrojtjen nga rreziku i sulmeve terroriste.

Prej ditës së sotme deri në ditën e ndërrimit të viteve Policia Italiane ka nisur zbatimin e një plani special sigurie i zbatueshëm në qytetet më të mëdha e kryesore italiane.

Në Milano. Torino, Romë, Firenze, Palermo, Napoli, Bari etj është rritur numri i forcave të rendit dhe e patrullave ushtarake që kontrollojnë territorin gjatë ditës dhe natës.

Sheshet ku priten të zhvillohen evente festive të Krishtlindjes e të Vitit të Ri janë shpallur zona off limits, me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.

Në Romë, sheshi historik Navona ku tradicionalisht ngrihet merkata e Krishtlindjeve është blinduar nga kontrollet e forcave të rendit. Në sheshin Shën Pietro në Vatikan ku parashikohet të ketë një fluks të madh turistësh janë vendosur hyrjet-daljet e kontrolluara me metal detektor, ndërsa në Milano sheshi Duomo është shjpallur zonë me rrezikshmëri të lartë e i rrethuar nga barrikada mbrojtëse.

Në Torino është ndaluar festimi i festës së fundvitit në sheshin kryesor Shën Karlo. Ndërsa në qytetin e Firencës janë lejuar vetëm 15 mijë spektatorë për të marrë pjesë në koncertin festiv në sheshin Michelangelo ku pritet të marri pjesë dhe  këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta.

EMISIONET