Rreziku nga makinat me gaz, ekspertët: Qytetarët t'i drejtohen serviseve të licencuara

Instalimi i impianteve të gazit në pika të palicencuara shihet me shqetësim prej ekspertëve. janë 30 mijë automjete që tashmë kanë ndryshuar sistemin, ndërsa në çdo vit resgjitrohen afro 4500 mjete të reja me impiantet e gazit. Nga Transporti Rrugor kërkohet që ky ndryshim të bëhet vetëm në servise të licencuara.

Në Shqipëri janë rreth 30 mijë automjete që kanë instaluar impiante gazi, një tendencë në rritje për shkak të kursimit që ofrojnë makinat me gaz. Përpos kostos së ulët, nuk kanë munguar as sinjalet e alarmit nga rreziku i shpërthimit.

Astrit Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve: Është një burim potencial rreziku, sidomos kur kryhen nga servise që nuk janë të licencuar. Kur kryhet në mënyrë jo profesionale, për çështje përfitimi ndoshta. E gjithë kjo reflektohet në uljen e sigurisë së impiantit të gazit gjatë montimit.

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Astrit Nasufi, apelon drejtuesit e automjeteve që të orientohen drejt serviseve të licencuara.

Astrit Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve: Që kanë drejtues teknik dhe që kanë kapacitetet e nevojshme për të bërë një montim të tillë të saktë që të ofrojë siguri dhe të ruajë jetën e atyre personave që janë në mjet.

Vendosja e impiantit si dhe certifikimi i tij është tërësish në dorë të subjekteve private, ndërsa në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit kryhet vetëm përshtatja e lejes së qarkullimit.

Astrit Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve: Pronari i mjetit që synon të vendosë impiantin e gazit duhet ta kërkojë këtë pranë serviseve të licencuara. Në përfundim servisi pasi kryen ndryshimin i jep dokumentacionin e nevojshëm të detyrueshëm. Mbi këtë bazë pronari i mjetit paraqitet në subjektin e licencuar për të kryer testet e nevojshme.

Çdo vit janë afro 4 mijë e 500 automjete që pajisen me impiant gazi ndërsa nuk mungojnë rastet kur për shkak të mungesës së standardeve në vendosjen e tij drejtuesit e mjeteve janë lënduar.

EMISIONET