Rrezikon familjen për seksin me një vajzë sa gjysmë e moshës, por nuk heq dot dorë

Rrezikon familjen për seksin me një vajzë sa gjysmë e

Disa meshkuj e dinë që nuk janë besnikë dhe duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë dy histori dashurie në të njëjtën kohë. Një gjë e tillë po i ndodh një burri, i cili ndonëse po bëhet baba për herë të tretë, nuk po heq dot dorë nga e dashura gati sa gjysma e moshës së tij.

Shumë shpejt do martohet dhe shkatërrimi i jetës familjare mund të jetë shumë afër. Për këtë arsye, ai ka kërkuar ndihmë tek ekspertja Deidre.

Letra: Unë do martohem së shpejti por po rrezikoj çdo gjë për një histori seksuale me një vajzë sa gjysma e moshës sime.

Gjithçka mund të mendoj është si të mbaj romancën pasionante dhe jetën familjare në të njëjtën kohë. Unë jam 38 vjeç. Historia me të dashurën time ka filluar para 12 vitesh. Ajo është 35 vjeçe. Ne kemi dy djem të bukur dhe një fëmijë tjetër do vijë në jetë shumë shpejt. Kur testi i tretë i shtatzënisë doli pozitiv, unë u lumturova.

Ajo dëshironte të telefononte mikeshat e saj për këtë lajm të mirë dhe të shihte shfaqjen e preferuar, kështu që unë dola të festoj me shokët e mi në klub.

Aty ishte një vajzë që m'i kishte ngulur sytë. Sa herë që i hidhja shikimin, sytë tanë flirtonin. Ishte tepër e bukur dhe dukej e interesuar për mua. Ne kryem marrëdhënie të çmendur seksuale, jo një por tre herë. Dukej sikur nuk do ndalonte kurrë. Ajo e dinte që kisha dikë në jetë dhe kisha dy djem pasi na kishte parë së bashku. Nuk shqetësohej për këtë dhe nuk donte të ishim partnerë në jetë, por të plotësonim nevojat seksuale të njëri-tjetrit.

U ndjeva shumë fajtor por mezi pres ta takoj sërish. Ajo blen të brendshme seksi dhe më dërgon fotografi me to. Partnerja ime dhe unë kemi vendosur të martohemi. E di që tjetra do lëndohet nëse zbulon planet për martesë dhe mund të flasë për të më shkatërruar jetën familjare. Nuk e di çfarë të bëj. E di që nuk mund ti rezistoj asaj që ajo më ofron por ndihem fajtor dhe kjo gjë po më ndikon në punë. A mund të kem jetë familjare të mirë dhe një lidhje jashtëmartesore në të njëjtën kohë?

Deidre: Pëgjigja e shkurtër është Jo. Shpejt apo vonë, e vërteta do dalë në shesh dhe me shumë mundësi do mbetesh pa të fejuar, larg djemve të tu dhe pa të dashur seksi. E fejuara jote mund të lëndohet dhe ti do mbetesh vetëm me fajin e pendimin. Merre problemin në dy aspekte. Tako një psikolog për të qenë i drejtë.

Jepi fund historisë tënde të fshehtë dhe jep maksimumin për të krijuar martesë dhe familje të lumtur. Merru më shumë me gruan tënde dhe me djemtë e tu se do ndihesh shumë i lumtur.

EMISIONET