Sipas një studimi nga  universitetit britanik “Exter” mbajtja e celularit në xhep të pantallonave mund të dëmtojë pjellorinë tek meshkujt pasi rrezatimet që lëshon celulari dëmtojnë spermatozoidët. Fiona Mathews ka kryer një studim tek 1500 meshkuj, duke analizuar spermatozoidët në provëza nën  rrezatimet e celularit u zbulua që rrezatimi i celularit ndikon në përkeqësimin e cilësisë së spermës. Megjithatë duhen kryer studime më të detajuara nëse vërtët rrezatimet e celularëve ndikojnë në pjellorinë e meshkujve, por këshillohet që celulari në përgjithësi të qëndrojë larg trupit të njeriut.

/Ora News.tv/