Rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në SHBA, në mesin e muajit mars.

Ekonomistët parashikojnë që niveli i papunësisë të rritet 15%, dhe ndoshta deri në 20%. Ky është niveli më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumica e shteteve në SHBA kanë qenë në izolim të plotë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Disa shtete kanë filluar ngadalë të rihapin bizneset dhe të tjerët po hartojnë plane për t'i dhënë fund bllokimit.

Megjithatë, shumë amerikanë po hezitojnë të shkojnë përsëri në punë, ose të udhëtojnë dhe të hanë në restorante, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19 në botë, ku sipas Worldometers deri më tani janë shënuar 85,408 viktima dhe janë regjistruar 1,435,110 të infektuar.

/Ora News.tv/