Rrëshqitjet në Gjirokastër, kallëzohen dy zyrtarë të Bashkisë

Rrëshqitjet në Gjirokastër, kallëzohen dy zyrtarë

Dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër do të mbajnë përgjegjësi ligjore për rrëshqitjen e dherave dhe çarjen e tokës në Lagjen "Punëtori" në qytetin jugor ku kërcënohet një pallat 5 katësh dhe një shtëpi private.

Prokuroria lokale ka nisur një procedim penal për “shpërdorim detyre” për inxhinierin pranë Bashkisë Aleksandër Pesha përgjegjesin e Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Vullnet Tola.

Ata akuzohen se nuk kanë mbikqyrur punimet e nisura në një shtëpi dykatëshe buzë kodrës, çka dyshohet se shkaktoi nisjen e rrëshqitjeve kërcënon të lërë pa çati mbi kokë rreth 20 familje

Por vetë zyrtarët dhe Bashkia Gjirokastër, e mësuan lajmin përmes medias, pasi të kontaktuar nga Ora News thanë se nuk ishin në dijeni të procedimit, pavarësisht se më herët ishte bërë e ditur se Prokuroria Gjirokastër kishte nisur një hetim për situatën.

Rrëshqitjet e dherave në lagjen "Punëtori" në Gjirokastër, nisën në fillim të muajit Janar ndërsa thellimi i çarjes së tokës detyroi evakuimin e 15 familjeve.

Por ekspertët Shërbimit Gjeologjik Kombëtar në dy raporte të ndarë arritën në përfundimin se rrëshqitjet nuk rrezikojnë shembjen e pallatit 5 katësh por rekomandoi ndërmarrjen e një serie urgjente ndërhyrjesh për të rikthyen stabilitetin e zonës që po rrëshqet.

EMISIONET