Rrëshqitjet e dherave ‘varrosin’ fshatrat, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjve të dherave të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qarkun West Pokot të Kenias.

Zyrtarët thanë se gjetën kufomat e të paktën 12 personave, mes tyre 7 fëmijë.

Rrëshqitjet e dheut, që prekin fshatrat Nyarkulian dhe Parua, raportohet se janë shkaktuar nga shira të mëdha.

Zyrtarët thonë se fshatrat janë izoluar nga rrugët e përmbytura dhe të paktën një urë është shembur.

Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e të mbijetuarve.



EMISIONET