Rrëshqitje të tokës në Afganistan, 8 të vdekur

Rrëshqitje të tokës në Afganistan, 8 të vdekur

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në zonën Tulak në provincën Ghor të Aganistanit.

Përgjegjësi për media në prefekturën Ghor, Muhammed Arif Abir, në një deklaratë tha se shirat intensivë që kanë rritur ndikimin e tyre prej disa ditësh në fshatin Khoxha në zonën Tulak kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës.

Ai tha se si pasojë e rrëshqitjes së tokës kanë humbur jetën 8 persona, përfshirë një fëmijë ndërsa janë plagosur dy të tjerë. Abir njoftoi se tre shtëpi janë shembur plotësisht.

Zyrtarët provincialë të administrimit të katastrofave ishin duke planifikuar të ofronin ndihmë për fshatarët pasi shumë familje ishin shpërngulur pas incidentit në rajonin malor.

EMISIONET