Rregullat e reja për pagesat ndërbankare, hiqen tarifat për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë

Rregullat e reja për pagesat ndërbankare, hiqen tarifat për

Miratohen rregullat e reja se si do të funksionojë sistemi kalimi i pagesa ndërbankare elektronike.

Kështu, miratohet heqja e tarifave për bankat për urdhër-transfertat e klientëve në lekë të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave me vlerë deri në 20.000 lekë.

Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare, dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike.

Rregulloret e miratuara gjithashtu janë version i përmirësuar i rregulloreve ekzistuese për funksionimin e sistemit të shlyerjes së pagesave ndërbankare me vlerë të madhe dhe sistemit të pagesave me vlerë të vogël, si rezultat i çështjeve të hasura në eksperiencën e Bankës së Shqipërisë gjatë operimit të këtyre sistemeve.

EMISIONET