Dhuna ndaj grave është një ndër fenomenet me të përhapura që përballet sot shoqëria. Për Ora News një 27 vjeçare ka treguar historinë e saj dhe tmerrin që ka përjetuar nga ish-bashkëshorti i saj dhunues.

Ajo është vetëm 27 vjeç dhe quhet Arime. Ne një dëshmi për Ora News, 27 vjeçarja tregon dhunën që ka ushtruar bashkëshorti i saj.

"Unë e doja por nuk e dija nëse ai më donte sa e doja unë. Merrte lekët dhe pinte, më gjuante kokës me rripa."

Por tmerri nuk mbaron këtu, 27 vjeçarja tregon se ish-bashkëshorti i saj e ka dhunuar dhe gjatë shtatzanisë.

"Më ka pas gjuajtur me shkelma në bark kur isha me vajzën, kam akoma shenja."

Ajo rrëfen se nuk e ka denoncuar kurrë ish-burrin e saj nga frika se mos ai e vriste, por një ditë ajo vendosi që të divorcohej dhe dy fëmijët e saj ti dërgojë në jetimore.

"Më bëri me depresion, më bëri të sëmurë. Fëmijët, njërin e kam në Durrës, tjetrin në Sauk."

E ndodhur e vetme dhe pa mbështetjen e familjes, të vetmen mbështetje ajo e gjeti tek Arturi që edhe pse 29 vite më i madh, ajo ndihet e sigurt.

"Më ka ardhur shumë keq për të, se e i di vuajtjet që ka hequr kjo nga burri i vet. Familja e vetë është faktore, kur e shihte që vajza ha dru nga një pijanec. Edhe unë pi, i bërtas por nuk e gjuaj."

Dhuna ndaj grave është një ndër fenomenet me të përhapura që përballet sot shoqëria jonë.

Ndonëse flitet shpesh për të dhe janë marrë masa, ende nuk është arritur të minimizohet si problem.






/Ora News.tv/