Rrëfehet biseksualja: Jam e martuar me një femër por më mungon seksi me meshkujt

Rrëfehet biseksualja: Jam e martuar me një femër por më

Biseksualiteti është tërheqje romantike dhe seksuale ndaj meshkujve dhe femrave në të njëjtën kohë. Një grua nuk di si t’ia bëjë për zgjedhjen e saj në jetë pasi është martuar me një femër që e do, por i mungon seksi me një mashkull.

E ka provuar tradhtinë, nga e cila mbeti shtatzanë prandaj kërkon këshillën e ekspertes Deidre për një situatë të tillë.

Gruaja: Sapo i kam dhënë fund flirtimit me një mashkull sepse jam e martuar me një grua. Unë jam 34 vjeçe dhe gruaja ime është 38 vjeçe. Ajo është e bukur por ne nuk kalojmë shumë kohë bashkë. Ne jemi të dyja infermiere por punojmë në spitale dhe turne të ndryshme.

Ne u takuam gjatë trajnimit tonë. Unë jam biseksuale. Kam kryer marrëdhënie me një djalë kur isha 17 vjeçe dhe kam patur lidhje me meshkuj e femra që prej asaj kohe derisa u martova me gruan time para një viti.

Pas punës dola me shoqet dhe më vonë u takova me një djalë në dyqanin e qofteve. Ai ishte me miqtë e tij dhe kishte shumë rradhë teksa prisnim për ushqimin. Ai është në moshën time dhe është shumë tërheqës.

Jeton afër meje kështu që po ecnim së bashku. Ushqimi im ishte shumë pikant, prandaj isha shumë e etur dhe ai më ftoi në shtëpinë e tij për të pirë ujë. Më tha se është i martuar dhe ka një vajzë dy vjeçe. Familja e tij ishte në shtëpinë e nënës së gruas në Skoci. Kur po largohesha, ai më shënoi numrin e telefonit që ti tregoja kur të arrija në shtëpi.

E telefonova më vonë dhe ai më ftoi për një gotë verë. Alkooli bëri punën e vet, ashtu si biseda ku i thashë se më kishte marrë malli për seksin me një mashkull. Ai më tha se ka patur gjithmonë fantazi për femrat lesbike dhe më puthi. Kryem marrëdhënie në divanin e shtëpisë së tij.

Që prej asaj kohe, ne jemi takuar sa herë kemi patur mundësi tek shtëpia ime. Muajin e kaluar, zbulova se jam shtatzanë. E abortova fëmijën pasi gruaja ime do të lëndohej shumë. E kam kuptuar që po ndërhyj në jetën e shumë njerëzve. Vërtetë më mungon seksi me një mashkull por nuk jam e sigurt nëse duhet ti tregoj gruas çfarë kam bërë. Në të njëjtën kohë, djali nuk e di për shtatzaninë.

Deidre: E kuptoj presionin që vjen nga fakti i të qenit biseksual por jo situatë të bën të mendosh për zgjedhjet e duhura që duhet të kesh në të ardhmen. Të qenit biseksual nuk është justifikim për tradhtinë. Nëse vërtetë të mungon seksi me një mashkull, atëherë tregoi gruas tënde. Në rast se puna ka ndikuar në jetën tuaj seksuale, mendoni për një ndryshim. Një pasdite së bashku apo një javë larg të gjithëve mund të të japë shumë zgjidhje për mënyrën se si ndihesh.

EMISIONET