E ftuar në emisionin Why Not” në RTV Ora ka qenë gazetarja Griselda Katirai e cila është dhe një mikeshë e mirë e Roza Latit.

Ato kanë treguar gjatë emisionit një histori kur ishin të dehura dhe varrosën një mi të ngordhur që e gjetën para shtëpisë së Rozës.

Roza Lati: Do dilnim një mbrëmje me Griseldën dhe pasi u bëmë gati  poshtë shtëpisë sime tek një tunel ne pamë një mi të ngordhur dhe mua mu dhimbs shumë. I them Grisës bobo sa gjynah ky miu dhe ikëm. Shkuam në lokal, pimë, u bëmë lezeçëm dhe kur po ktheheshim për në shtëpi, ndërkohë që kishim ardhur në qejf edhe nga  pija, shohim prap miun në tokë.

Griselda Katirai: Kur shikojmë miun aty, Roza u mërzit shumë, gjynaf i shkreti ne do e varrosim, nuk mund ta lëme miun këtu. Për momentin mu duk sikur Roza po bëntë shaka, por jo Roza e kishte shumë seriozisht.

Roza Lati: Morëm fshesën dhe lopatën për ta çuar tek një pemë dhe Grisa po qeshte dhe unë që i them Grisës, po ti hajde këtej të paktën mos i qesh miut në fytyrë se të sheh shpirti i miut. Kështu që ne e varrosëm miun.


/Ora News.tv/