Roveri "Curiosity" dërgon imazhet e reve që rrethojnë Marsin/FOTO

Edhe në atmosferën e planetit Mars ekziston një lëvizje e madhe e reve. Këtë dëshmojnë imazhet e kapura nga  Roveri Curiosity i NASA-s .

Laboratori robot i NASA-s ka filmuar retë në qiellin e Marsit më 7 dhe 12 maj 2019.

Në imazhet mund të shihni retë të ndriçuara nga Dielli, të ngjashme me ato në Tokë, të cilat lëvizin në qiellin e Marsit, ndërsa shtyhen nga era.

Sipas Agjencisë Amerikane të Hapësirës, ato janë ndoshta retë e akullit të ujit dhe gjenden rreth 31 kilometra larg sipërfaqes.


EMISIONET