Ronaldo: Realin e lashë për të fituar "Topin e Artë"!

Ronaldo: Realin e lashë për të fituar "Topin e

Akuzat për përdhunim, ndryshimi i ambjentit dhe Topi i Artë. Cristiano Ronaldo po kalon ndoshta periudhën më të errët në karrierën e tij, por kjo nuk e ndal portugezin për të pretenduar tituj. Këtë e ka konfirmuar vetë 33 vjeçari i Juventusit, që për "France Football" ka hedhur dritë mbi situatën që po kalon ai dhe familja e tij rreth akuzave të Kathryn Mayorga, jetës në Torino dhe pretendimet e tij për Topin e gjashtë të Artë në karrierë.

Topi i Artë?

"Unë tashmë e di, në zemrën time, se unë jam një nga lojtarët më të mirë në histori. Unë kam thënë shumë herë se fitorja e një Topi të Artë të gjashtë nuk është një ëndërr, por sigurisht që unë dua të fitoj Topin e gjashtë të Artë! Do të gënjeja nëse do të thosha ndryshe. Unë jam duke punuar për të. Mendoj se e meritoj Topin e Artë sërish.

Firma me Juventusin?

"Bashkimi me Juven ishte një veprim i mirë, një i suksesshëm. Kam bërë shumë gjëra të mira në Madrid dhe kam pasur disa momente të pabesueshme, të cilat unë gjithmonë do t'i kujtoj, me shokët dhe tifozët e shkëlqyer. Sidoqoftë mendoj se pas nëntë viteve atje, kishte ardhur koha për të ndryshuar klimë dhe për vijuar përpara.

Marrëdhënia me Perez?

"Marrëdhënia ime me Florentino Perez shkon përtej biznesit. Ai ishte si një baba për mua. Më këshillonte, më mësonte dhe për këtë jam shumë mirënjohës.

Akuzat për përdhunim

"I shpjegova gjithçka shokut tim [rreth akuzave për përdhunim]. Djali im, Cristiano Jr, është shumë i ri për ta kuptuar atë. Ndihem keq për nënën dhe motrat e mia. Ata janë të tronditur nga të gjithë ne, por, në të njëjtën kohë shumë të zemëruar. Kjo është hera e parë që i kam parë në këtë gjendje"-deklaroi Ronaldo.

EMISIONET