"Ronaldo ka mbaruar", Patrici jep përgjigjen epike për formën e CR7

"Ronaldo ka mbaruar", Patrici jep përgjigjen epike për

Cristiano Ronaldo është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë, të paktën kështu shprehet drejtorit sportiv tek Juventusi, Fabio Paratici, i cili hodhi poshtë sugjerimet se sulmuesi veteran ka mbaruar pasi humbi përsëri në garën për "Topin e Artë".

Ronaldo e fitoi çmimin lojtari më i mirë në Serie A, pasi i ndihmoi Juventusit ta fitojë titullin për herë të tetë radhazi. Paratici u pyet nëse forma e Ronaldos këtë sezon është shenjë se 34-vjeçari ka nisur të pësojë rënie, pasi ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit për bardhezinjtë.

Shefi i Juves i hodhi poshtë këto sugjerime duke thënë: “Cristiano ka mbaruar? Mos më bëni të qesh!”“Ronaldo ka pasur një problem me gjurin, i cili ia ka pamundësuar të luajë në nivelin më të mirë të tij, por tani ai është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë”, shtoi ai.

EMISIONET