Familjet në nevojë ankohen për mungesën e bukës së gojës në këto ditë të vështira të luftës me koronavirusin. Këtë të mërkurë, komuniteti rom protestoi në disa qytete për të kërkuar mbështetjen e bashkive.

Mungesa e ushqimeve bazike në kohën e luftës ndaj koronavirusit nxori në protestë komunitetin rom në disa qytete të vendit.

Në Durrës, thonë se po vuajnë për bukën e gojës që këtë të enjte ua shpërndanë falas.

Thonë se kushtet e shtetrrethimit u kanë bërë gati të pamundur mbijetesën, si kjo grua me 13 fëmijë.

Mungesa e ndihmave ngriti në protestë edhe komunitetin rom në Seman të Fierit.

Thonë se luftën me koronavirusin po e bëjnë të vetëm dhe pa ndihmën e autoriteteve.

Kjo ndërkohë ishte pamja e krijuar para zyrave të njësisë 1 në Vlorë, pasi familjet në nevojë mësuan nisjen e shpërndarjes së ndihmave.

Në listat e bashkisë janë 1500 familje, të cilët i harruan të gjitha masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit për të marrë pakon me ushqime.

Ndërkohë në Shkodër, familjeve në nevojë po u vjen në ndihmë edhe Arqipeshkëvia metropolitane dhe Caritasi që po shpërndajnë ndihma

Edhe bashkitë e tjera në vend, raportojnë në vazhdimësi se po shpërndarjnë pako ushqimore për familjet në nevojë, por nga ana tjetër ankesat për mungesën e mbështetjes janë të vazhdueshme nga familjet në nevojë.

/Ora News.tv/