Me shtëpi të improvizuara që shiun që bie jashtë e fusin brenda, Komuniteti rom në Çukë të Sarandës thotë se përballet me sfida mbijetese tashmë që stina e ftohtë ka nisur.  Ata thonë se prej vitesh kanë kërkuar zgjidhje për strehimin, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Stina e ftohtë e ka vështirësuar jetesën në shtëpitë e improvizuara në godinat e ish kinoteatrit

Ata thonë se vetë janë në pamundësi për të bërë edhe ndërhyrjet më vogla restauruese ndaj mbeten të rrezikuar mes të ftohtit dhe shiut.

"Unë kam problemin e shtëpisë. Siç e shikoni gjysma e dhomës rrjedh. Jemi shumë keq"

Ata thonë se shprehen se kërcënohen me gjoba në rast se nuk dërgojnë fëmijët në shkolla, ndërsa nga ana tjetër përballen me vështirësi për tu siguruar bukë e veshmbathje.

"Mua më vjen shiu nga dritarja. Më ra tavani"

Prej vitesh në dyert e bashkisë Sarandë apo përmes thirrjeve në media këta banorë po kërkojnë banesa sociale ku jeta e tyre të mos rrezikohet me nga shkaqet natyre. Rtv Ora u interesua pranë Bashkisë Sarandë por askush nuk pranoi të prononcohet për gjendjen e romëve në Çukë.

/Ora News.tv/