Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan në Gjirokastër kundër Këshillit bashkiak, dhe për të drejtat sipas tyre të mohuara. Diskriminimi dhe punësimi mbeten sipas ture problematikat kryesore.

Komuniteti rom dhe egjiptian protestuan në Gjirokastër.

Ata akuzojnë e fajësojë këshillin Bashkiak të qytetit të cilin në mënyrë simbolike e shpallën non grata.

Kreu i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, që thotë se mbron të drejtat e këtij komuniteti, foli për të drejta të mohuara.

Diskriminimi, mungesa e shërbimeve, punësimit dhe arsimimit janë problematika që këto komunitete hasen jo vetëm në Gjirokastër.

Integrimi i romëve, mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe politikat antidiskrimunuese ka qenë mes 5 prioriteteve të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

/Ora News.tv/