Pas botimit në Francë, Norvegji dhe Itali, romani “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka botohet edhe në gjuhën persishte.  Shtëpia botuese iraniane “Degarandishan Publishing House” ka prezantuar lexuesin me romanin e përkthyer nga Sadaf Abedian, studiuese në Qendrën e Edukimit dhe Përkthimit, në Danimarkë.

Romani “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar në shqip nga Botimet Toena në vitin 2009. Një roman që përshkruan jetën e një prej zyrave diplomatike ndërkombëtare, vendosur në Shqipëri pas viteve’90, për të futur vendin në rrugën e mbarë të përparimit, pas brezash të humbur nën regjime diktatoriale.

Bëhet fjalë për një ironi që kalon jo rrallë në një sarkazëm të hidhur, me të cilën autori “qëndis” kontrastin mes idealeve fisnike të ndërkombëtarëve dhe përditshmërisë së jetës së tyre rutinë, zhytur në zyrat gri.

/Ora News.tv/