Romagnoli rinovon me Milanin, Fassone e Mirabelli: Na vinte për të qeshur me zërat e merkatos

Romagnoli rinovon me Milanin, Fassone e Mirabelli: Na vinte për të

Milan ka bërë goditjen e parë në merkato. Ditën e sotme, kuqezinjtë kanë rinovuar kontratën me mbrojtësin e qendrës, Alessio Romagnoli.

Romagnoli do të qëndrojë në Milano deri në 2022 dhe drejtuesit e kuqezinjve janë të bindur se mbrojtësi do të mbetet i angazhuar në klub për shumë gjatë.

"Është krenari dhe kënaqësi që ne të njoftojmë qëndrimin e Alessio për katër vitet e ardhshme. Ne fillojmë sezonin e ardhshëm me konfirmimin se shtylla jonë për të ardhmen do qëndroj".-u shpreh Marco Fassone.

Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtori sportiv, Mirabelli që theksoi se kjo kontratë nuk pritet të jetë e fundit që Romagnoli hedh në kontratën me Milanin.



EMISIONET