Roberto Martinez "largon" Hazardin nga Chelsea: Koha e duhur për të ndryshuar ambjent

Roberto Martinez "largon" Hazardin nga Chelsea: Koha e duhur për

Me zërat e merkatos që sa vijnë e shtohen, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez beson se kjo është koha e duhur që Eden Hazard të largohet nga Chelsea. Duke folur për "Cadena SER", Martinez tha se kjo është koha më e mirë për të provuar diçka të ndryshme.

“Hazard mund të kryejë një projekt të ri në çdo klub të botës. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Për mua është shumë e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje nëse duhet të shkoj në Madrid. Ai mund të përshtatet në çdo ekip në botë. Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja dhe projekte të reja. Ndoshta është koha më e mirë për Chelsean dhe Eden që të ndahet. Unë do të isha shumë i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte pranuar ndonjë mega ofertë”,-tha ai.

Belgu udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt vendit të tretë të Kupës së Botës, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime. Ka pasur spekulime të vazhdueshme Hazard mund të mbush boshllëkun e mbetur nga Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas lëvizjes së super yllit portugez drejt Juventusit.




EMISIONET