Te skuadra e Manchester Sitit duket se ka filluar era e ndryshimit. Pas një sezoni krejtësisht të dështuar, përveç pjesmarrjes në Chempions Ligë drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë një merkato të fuqishme. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se Bordi i "Qytetarve Britanik" po bëhet gati të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e holandezit, Arjen Roben. Mesfushori i Bajern Mynih pritet të largohet nga Bavaria gjatë verës, pasi nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm pavarsisht performancës së shkëlqyer që ka bërë këtë sezon me bavarezët. Holandezi 29 vjeçar, që kushton rreth 15 milion euro, është viktima e parë e mbërritjes së Pep Guardiolës në klubin Bajern, pasi trajneri spanjoll nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij afatgjata dhe për këtë arsye ka shtyrë klubin të blejë Mario Gëtze. Loja individuale e mesfushorit dhe dëmtimet e tij të njëpasnjëshme janë dy problemet kryesore që sipas Guardiolës e bëjnë atë të papërshtatshëm  për idenë e tij rreth futbollit, ndaj holandezi do të jetë ndër sakrificat e para. Për Roben interesohet disa klube angleze, por ai do të preferonte një skuadër me ambicie në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Megjithatë, Mançester Siti nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap, pasi më parë dëshiron të ketë mendimin e trajnerit të ri. Për të marrë shërbimet e mesfushorit holandez, Manchester duhet të mposhtë rivalitetin me skuadrën e Juventusit e cila prej kohësh ka shprehur dëshirën për të patur në skuadër një lojtarë të tillë si Roben.

/Ora News.tv/