Rita Gjeka e zhgënjyer nga Edi Rama: Si mundet të shembë teatrin? Për mua është kriminel

Rita Gjeka e zhgënjyer nga Edi Rama: Si mundet të shembë teatrin?

Rita Gjeka, e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, foli për marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama.

Drejtoresha e teatrit “Migjeni” tha se nuk është gëzuar kur Rama u zgjodh si kryeministër pasi iu është dukur gjithmonë në anën e gabuar.

Gjeka shtoi se Rama e urren Teatrin dhe se këtë gjë nuk ia fal.

Rita Gjeka: “Ka rrëshqitur rrugës. Mua më vjen vërtet keq sepse përveç të qenurit artist, nuk mundem të them që nuk është në atë pikturën e vet moderne që nuk ja njoh faktikisht, e njoh për djalë të këndshëm, e kam dashur fort. Jam dashur shumë me atë njeri. 

Ka qenë gjithmonë një djalë i mirë. Në vend që të gëzohesh për faktin që ishte kryeministër, nuk arrita të gëzohesha. Më është dukur gjithmonë në anën e gabuar. Ajo çfarë kam arritur të kuptoj është një urrejtje për Teatrin dhe kush më urren Teatrin është si të më urrejë fëmijën. Se pranoj absolutisht. 

Si mundet që ky do me shemb Teatrin. Për mua është kriminel. Nuk di ta shpjegoj, nuk ma rrok truri. E njoh njeri komplet tjetër gjë. Tani kam 35 vite që kam mbaru shkollën, janë një jetë. Ai ka kaluar faza shumë të vështira, gjëra të rëndësishme në jetën e tij. Nuk e ka jetën aq të thjeshtë sa unë. Gjithçka mund t’ia fal por urrejtjen ndaj Teatrit jo. 

Është e vetmja gjë që më bën nervoze. E kam takuar kur ishte opozitë në 2009 në një televizion lokal në Shkodër ku do jepte një intervistë. Bëmë një shamatë të vogël. Mua nuk mu duk aq e rëndësishme dhe ai e përmendi në Parlament mbas nja 3 viteve. E kishte mbajtur mend.”

EMISIONET