Risia e zgjedhjeve në Kosovë, në Veri u votua vetëm me mjet identifikimi kosovar

Risia e zgjedhjeve në Kosovë, në Veri u votua vetëm me mjet

Votimi i së dielës tregoi se Kosova di të organizojë zgjedhje të respektojë të gjitha standardet. Në një intervistë ekskluzive për Ora News kryetarja e Komisionit Qendro të Zgjedhjeve në Kosovë, zonja Valdete Daka i quajti zgjedhjet një arritje të madhe për demokracinë.

Dita e zgjedhjeve ka qene e qetë dhe me një kulturë të lartë demokratike. Kemi funksionuar shumë mirë, rezultatet kanë dalë menjëherë çka ka ulur presionin publik dhe subjektet politike i kanë pranuar rezultatet. Për mua është kënaqësi që nuk kemi pasur ankesa. Është mesazh i qartë se dimë të organizojmë zgjedhje dhe respektojmë të gjitha standardet. Kjo është një arritje e madhe për demokracinë. Mesazhi është pozitiv"

Gjatë intervistës për gazetarin Klodi Karaj zonja Daka nënvizoi se për herë të parë në veri të Kosovës është pranuar si mjet identifikimi vetëm ai i Kosovës.  

"Nuk kemi pasur ndonjë problematikë të theksuar. Për herë të parë kemi pranuar mjet identifikimi vetëm atë të Kosovës. Çka ka sjellë pak reagim por ne kemi këmbëngulur. Procesi ka qenë i rregullt. Rezultatet janë lexuar dhe pas procedurave ligjore ne do të dalim me rezultatet përfundimtare" u shpreh Valdete Daka.

EMISIONET