Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, ngre alarmin për Parkun e Bylis dhe akuzon Ministrinë e Kulturës se po shmang institutin e Arkeologjisë në zbatimin e një projekti me vlerë 6 milion euro të mbështetur nga BE. Ceka thotë se ky projekt duhet të zbatohet vetëm nga ana e atyre që kanë zbuluar dhe mbrojtur parkun në dekada.

Bashkimi Europian ka gati një fond prej mbi 6 milion eurosh për restaurimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Por arkeologu i njohur, Neritan Ceka, ngre alarmin se Ministria e Kulturës sipas tij po tenton të shmangë Institutin Arkeologjisë dhe ekspertët shqiptarë.

Ceka: Paratë le ti bien, por e drejta e drejtimit të këtij projekti duhet të jetë e atyre që e kanë krijuar Bylisin.

Duke e vlerësuar këtë fond si një mundësi e artë për parkun, Ceka thotë se ata nuk do të tolerojnë zbatimin e një projekti nga firma apo ekspertë të huaj që nuk e njohin Bylisin.

Ceka: Të mos përsërisim rastin fatkeq të Apolonisë në një çoroditje të plotë ku nuk janë pyetur arkeologët dhe specialistët.

Por pavarësisht mugesës së financimeve, Ceka dhe specialistë më të rinj vazhdues të traditës më të mirë, vazhdojnë të punojnë në Bylis.

Falë ndërthurjes së Arkeologjisë me Tenkologjinë, ata tashmë kanë gati dy projekte për rindërtimin e cisternës dhe një pjesë simbolike në Stoas A.

Ky është viti i gjashtë i projektit restaurues në Parkun e Apolonisë, nga nga ana tjetër mungesa e ndërhyrjeve e mban e atë ende shumë larg vendit që meriton në hartën e turizmit shqiptar.

/Ora News.tv/