Kamëz, makina përplas për vdekje çiklistin 16-vjeçar

Kamëz, makina përplas për vdekje çiklistin

Një çiklist 16-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (18 shtator) në Kamëz.

Policia thotë se ka arrestuar drejtusin e mjetit, një 25-vjeçar nga Kamza.

"Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz. Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me paspjë vdekjen, çiklistin shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET