Rimbursohet 100% medikamenti i gjakut

Rimbursohet 100% medikamenti i gjakut

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje të gjakut do të përfitojnë rimbursim 100% të barit mabthera që bën të mundur trajtimin e limfomave.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në shërbimin e Hematologjisë, përmes këtij medikamenti të kushtueshëm mund të trajtohen 70 pacientë nga 42 që trajtoheshin më parë.

Kostoja e një kure shkon deri në 9 mijë euro për pacient.

Manastirliu: Jam e kënaqur që arritëm të sigurojmë për të gjithë limfomat malinje trajtimin me terapi të targetuar 100% falas, edhe nëpërmjet formëdozave siç është formëdoza e re që kemi futur që është ajo subcutane ose nën lëkurë, duke garantuar plotësimin e nevojave dhe rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve.

Për mjekët, rimbursimi i barit krijon mundësi që terapia e mjekimit të plotësohet si ne çdo vend të botës.

“Muajin e fundit sapo ka filluar përdorimi subcutan i Mabtherës, i cili i kombinuar me një tjetër medikament që e disponojmë për trajtimin e limfomave dhe të një lloj leuçemie, bën të mundur trajtimin e të sëmurëve me limfoma malinje, mjekimi të cilave për shërbimin e hematologjisë bëhet njëlloj si në çdo vend të Botës".

Shërbimi i Hematologjisë në QSUT po përgatit infrastrukturën e nevojshme për të filluar nga viti i ardhshëm realizimin për herë të parë të transplantit të palcës së kuqe për pacientët me sëmundje malinje të gjakut.

EMISIONET