Rikthimi i vizave, Çipa: Duhej tërhequr ambasadori. Cakaj, një adoleshent diplomatik

Rikthimi i vizave, Çipa: Duhej tërhequr ambasadori. Cakaj, një

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin "Arena" nga Dritan Hila në RTV Ora u shpreh se votimi në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave me vendin tonë ishte i rëndë dhe se pas këtij votimi duhej tërhiqej ambasadori jonë në Holande.

Çipa ka thënë më tej se Ministri në Detyrë i Evropës dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është një adoleshent diplomatik që nuk i përballon dot sfidat e integrimit.

Aleksandër Çipa: Ajo që vjen nga Parlamenti Holandez është një lajm tronditës, për aspiratën e integrimit tonë. Dhe administrata e diplomacisë dhe integrimit pas këtij momenti duhet të kishte bërë një mea-culpa, që nuk është bërë. Shqipëria duhej urgjentisht të tërhiqte ambasadorin, se të ngarkuarin që nuk e ka kryer detyrën 

Ajo që është më e rëndë është se kjo mund të krijojë një reaksion zinxhirë. Kemi një ministër të jashtë meqë më shumë të krijon përshtypjen e adoleshentit diplomatik, me të cilin nuk mund të përjetojë dhe të përballet Shqipëria me këto sfida që janë permanente. Nuk kemi sfida të ngjashme, as në rrafshin politik.


EMISIONET