Rikthimi i Bundesligës, Berisha: Ndeshjen me Paderbornin ishim pafat, më mungon dhe Serie A

Rikthimi i Bundesligës, Berisha: Ndeshjen me Paderbornin ishim pafat,

Ditën e djeshme Bundesliga gjermane ngriti siparin për futbollin pas dy muajsh mungesë për shkak të koronavirusit.

Lojtari i kombëtares kosovare dhe i Dusseldorfit, Valon Berisha i ftuar në Ora Sport tregon për rikthimin në fushën e blertë pas dy muajsh.

Ai gjithashtu ka komentuar dhe për ish-skuadrën e tij, Lazion e cila duket se i mungon.

Valon Berisha: Më mirë që filloi. Ishim pak pa fat dje për barazimin ndaj Paderbornit. Tifozët më kanë munguar shumë. Atmosfera që krijohet në stadiume gjithashtu. Kam kontaktuar dhe me Klaus Gjasulën. Ishte një lojë e mirë për të dy ne ditën e djeshme. U ndamë shumë mirë. Ne shqiptarët kemi ecur shumë mirë me njëri-tjetrin. Më mungon Lazio dhe Igli Tare, Tomas Strakosha. Më mungon shumë koha në Itali. Normalisht që kam kontakt me Rashnicën, nuk kam pasur vështirësi as për tu adaptuar në Gjermani. Unë kam luajtur dhe në Austri dhe gjermanishten e di shumë mirë. Tani nuk e di se çfarë do të ndodhë me pozicionin tim këtu. Unë jam në huazim deri më 30 qershor. Fokusi kryesor është të qëndrojmë në ligën e parë. Fillimisht dua që të dalë sa më mirë këtu, por dhe rikthimin në Itali tek Lazio dua ta mendoj. 

Ndërsa për sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës, ai shprehet se kjo periudha e pezullimit të futbollit ka ndikuar negativisht.

Shumë prej ligave nuk janë kthyer ende ndaj dhe lojtarët kanë mungesë të përgatitjes fizike.

Berisha: Më shumë na disavantazhon pasi shumë lojtarë nuk janë kthyer në fushë për tu stërvitur. Shumica e lojtarëve të kombëtares nuk janë rikthyer ende në fushë dhe forma fizike normalisht është më e dobët. Ne në Gjermani kemi pasur mundësi për të luajtur. Është FIFA që do të vendosë për ndeshjet ndërkombëtare. 

EMISIONET