4 artistë shqiptarë të fotografisë që karrierën artistike e kanë ndërtuar jashtë vendit, janë rikthyer simbolikisht në shtëpi duke prezantuar punët e tyre në Muzeun Marubi. Ekspozita vjen e kuruar nga një kritik i famshëm francez, i cili thotë se roli i artistit është tu hapë sytë njerëzve.

7 fotografë që karrierën e tyre e kanë ndërtuar larg Shqipërisë, u rikthyen në shtëpi falë nismës së Muzeut Marubi për të prezantuar e punën e tyre artistike.

Ekspozita vjen e kuruar nga  fracezi Francois Cheval, sipas të cilit arti mund të tregojë se kush ne jemi me të vërtetë.

Francois Cheval: Roli i artistëve është të ndihmojnë njerezit që t’u hapen sytë. Duhet të tregojmë kush jemi në të vërtetë. Shqipëria është një vend i vjetër që vjen nga një diktaturë e eger dhe artistët kanë në dorë të ndërtojnë një kuadër që të pasqyrojnë këto ndryshime.

Punët e ekspozuara na kthejnë pas në të shkuarën, ndërsa imazhet e thjeshta dhe të thella, ngjallin frymëzimin.

Përtej mjegullës që përshkon rrugëtimin e tyre, kthimi në vendlindje nuk është kurrë vonë edhe për këtë artistë që emrin e karrierën e kanë ndërtuar jashtë vendit.

Ekspozita është ndarë mes Muzeut Marubi dhe Art Hause, ndërsa mes artdashësve në çeljen e saj ishte edhe Ministrja e Kulturës.



/Ora News.tv/