Tashmë është edhe zyrtare. Andrea Bertolacci do të jetë një futbollist i Sampdoria deri në fund të sezonit.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Xhenoas, i cili u largua nga kuqezinjtë me parametra zero ka firmosur një kontratë një vjeçare me gjenovezët. Bertolacci shihet si pasuesi i Dennis Praet që në verë firmosi për Leicester City.

28-vjeçari luajti me klubin tjetër të qytetit, Xhenoa mes viteve 2012 dhe 2015, duke u grumbulluar në 5 takime edhe me kombëtaren italiane.

Paraqitjet e tij sollën transferimin e tij te Milan, me kuqezinjtë që në vitin 2015 u transferua për 20 milionë euro, duke shënuar 2 gola në 54 ndeshje.

/Ora News.tv/