Pas një shkëputje 4-vjeçare, Bashkia Lezhë ka rikthyer çmimin letrar "At Zef Pllumi", i dhënë për hërë të parë në vitin 2012 nga ish komuna Shëngjin, me nismë të një grupi publicistësh. Fitues të këtij viti ishin Vera Bekteshi,  Sabri Hamiti e Belina Budini.

Vera Bekteshi, Sabri Hamiti dhe Belina Budini janë tre fituesit e çmimit Letrar  “At Zef Pllumi” i rikthyer nga bashkia e Lezhës pas një shkëputje 4 vjeçare.

Vera Bekteshi u vlerësua për librin e saj me kujtime dhe dëshmi nga persekutimi gjatë regjimit komunist, “Vila me tre porta”, Sabri Hamiti në monografi dhe Budini për librin publicistik “Ndikuesit/Influencers”.

Çmimi letrar "At Zef Pllumi" u dha për herë të parë në vitin 2012 nga ish- komuna Shëngjin, si nismë e publicistëve Preç Zogaj e Agron Gjokmarkaj.

Ndaj ideja e rikthimit u mirëprit nga themeluesit e çmimit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Lezhë me pjesëmarrje të gjerë të njerëzve të letrave, gazetarëve e publicistëve.

Ndërsa synimi është që kjo traditë të mos ndalet më.

/Ora News.tv/