Brenda dy muajve 9 njësi administrative të Tiranës do të kenë qendra shëndetësore brenda standardeve. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në Pezë Helmës, ku premtoi se shërbimi shëndetësor do tu shkojë njerëzve kudo ku jetojnë.

9 qendra shëndetësore në periferi të Tiranës do të rikonstruktohen brenda dy muajve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu , e shoqëruar nga Deputeti Arben Pëllumbi, inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë- Helmes.

Manastirliu: Jemi sot në Pezë-Helmes, por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

/Ora News.tv/