Disa nga vendet më të rëndësishme të Islamit kanë rihapur pas dy muajsh xhamitë, duke lejuar që besimtarët t’i vizitojnë ato pa asnjë problem.

Qindra muslimanë u futën në Xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, për lutjet e mëngjesit ditën e sotme.

Disa brohorisnin "Zoti është i madh", ndërsa të tjerët puthnin tokën. Brenda, u morën masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Atyre iu kontrollua temperatura, qëndruan në një distancë të sigurt nga njëri-tjetri dhe iu kërkua që të vendosnin maska .

"Tani që u hapën xhamitë, unë ndjehem sikur mund të marr frymë përsëri. Faleminderit Zotit", tha Umm Hisham, nga Jeruzalemi, i cili dukej emocionues që po hynte në xhami.

Xhamia Al-Aksa dhe shumë vende të tjera të shenjta, u mbyllën për myslimanët që nga mesi i marsit, që do të thotë se ata nuk mund të faleshin dot gjatë Ramazanit.

Në Arabinë Saudite gjithashtu ishin mbledhur shumë besimtarë në Xhaminë e Profetit në qytetin e Medinës.

Përpara rihapjes, miliona besimtarëve iu dërguan mesazhe ku teksti ishtë në gjuhë të shumta për t'i informuar ata rreth rregullave të reja për faljen publike.

Mesazhet me tekst, të dërguara nga Ministria e çështjeve Islame, i nxisnin besimtarët që të falen dy metra larg njëri-tjetrit dhe të shmangin përqafimet apo shtrëngimet e duarëve.

Njerëzve u është thënë që të kryejnë ritualin e zakonshëm të larjes në shtëpi, sepse banjot në xhami do të mbesin të mbyllura.

Falja nuk duhet të zgjasë jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta.

Xhamia e Madhe në Mekë do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Rihapen xhamitë e famshme në Arabinë Saudite dhe Jeruzalem, ja rrëgullat që janë vendosur.


/Ora News.tv/