Rihanna kohët e fundit është shpallur artistja më e pasur femër në botë nga Forbes.

Midis muzikës, parfumeve, linjës së veshjeve , ylli ka arritur të ndërtojë një perandori biznesi në pak më shumë se një dekadë.

Marka e saj e të  brendshmeve , Savage x Fenty, ka koleksione  për çdo lloj trupi femëror dhe që  shiten shumë. Por ylli i padiskutueshëm i reklamave është gjithmonë ajo.

Për nisjen e koleksionit të verës Rihanna ngre temperaturat më tej me  një seri fotosh  provokative. Këngëtarja  me bikinitë të verdha me  trupin e saj  bronzi, shfaqet e nxehtë dhe e paturpshme.

 Në një intervistë të kohëve të fundit për revistën Interview, Rihanna  tha se donte të krijonte familje së bashku me të dashurin e saj Hassan Jameel.

 Me ato veshje seksi  ajo është tashmë në rrugën e saj më të mirë.





/Ora News.tv/