Qeveria spanjolle njoftoi ditën e sotme se lojtarët e futbollit të dy ligave kryesore, La Liga dhe Santander mund të fillojnë stërvitje gjatë kësaj jave.

Synimi i qeverisë është përfundimi i kampionateve brenda verës.

"Rikthimi i futbollit është një shenjë e normalizimit të situatës. Do të risjellë një element të jetës së përditshme që spanjollët dhe e gjithë bota e dashuron. Shëndeti i qytetarëve dhe sportistëve është prioriteti ynë ndaj ne kemi një protokoll sanitar që do të sigurojë mbarëvajtjen e La Ligas. Situata është e paprecedentë por ne shpresojmë që kampionati të mbyllet brenda muajit qershor" - shprehet Presidenti i ligës, Javier Tempas.

Sipas La Ligas, rikthimi i futbollit do të ecë sëbashku me pjesën tjetër të ekonomisë pasi ajo përbën 1.37 përqind të saj dhe siguron 185 mijë vende pune.

/Ora News.tv/