Riatdhesimet, Rama merr shembull Singaporin dhe Iranin: Sjellin valë të re infektimesh

Riatdhesimet, Rama merr shembull Singaporin dhe Iranin: Sjellin valë

Për kryeministrin Edi Rama, riatdhesimet sjellin valë të reja infeksionesh. Në fjalën e tij në Parlament, Rama solli shembullin e Singaporit, që riatdhesoi 500 studentë dhe më pas virusi u rikthye sërish.  

Rama thotë se deri tani qeveria nuk ka bërë asnjë gabim dhe falë masave kurba është drejt normalizimit.

Edi Rama: Dëgjoj këtu që këta të riatdhesuarit, ti çojmë të punojnë tokën. Dëngla, sepse nuk është dëshira për ti shtrënguar njerëzit që për hir të shëndetit ti karantinojmë, por janë faktet me të cilat ne përballemi çdo ditë, duke marrë çdo ditë gjithçka ndodh në planet. E them këtë me përgjegjësi. Falë gjithë kësaj ja kemi dalë që të mos bëjmë asnjë gabim deri tani. Çdo gjë mund të bëhet më mirë, gjithçka. Por deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim, sepse po të kishim bërë një gabim, e tha ministri i Brendshëm, mjafton një njeri që të të bëjë gjëmën. Gjithë kjo që shohim sot ne ka ardhur nga një njeri.

Janë shembuj sesi riatdhesimet kanë sjellë valë të reja.  E kam shpjeguar dje Singaporin, ishte shembulli më fantastik në valën e parë. Iu rikthye. Pse? Nga riatdhesimi i 500 e ca studentëve që i çoi në shtëpi. Këtu…çojini të punojnë tokën. A thua jemi në që po i ndalojmë me dëshirë dhe kemi qëllim ti mbajmë brenda apo kemi shumë lekë për të harxhuar dhe të paguajmë 2/3 e shpenzimeve në strukturat e hotelerisë dhe të vendosim aty edhe personel shëndetësor edhe kushte antikovid. Nëse nuk do bëheshin këto gjëra, sot nuk do ishit duke i uruar shërim të shpejtë deputetit Alimadhi, që ja uroj edhe unë dhe nuk e di sa prej jush do mungonin sot këtu.

Lërja zotit thotë teologu Muslym. E tha një teolog në Iran, "janë punët e zotit" tha, dhe me punët e zotit nuk i mbyllën xhamitë dhe i çuan aty ku sot i kanë mbi dhe se s'kanë varre. Doli një ministër në Izrael tha kjo ka ardhur për të ndëshkuar të pafetë, do ti qe e zuri korona atë, si shpjegohet kjo? (Myslym Murrizi flet nga vendi: Hipokrit, i pafe si ti). Boll tani se  të paska futur karantina në situatë absurde.

EMISIONET